Tomori merr pushimet, trajneri Iken Droboniku tregon planet e janarit dhe objektivat
Tomori me seancën e fundit stërvitore të zhvilluar të enjten, ka “shkëputur” përfundimisht marrëdhëniet me vitin kalendarik 2024, për të shijuar pushimet në prag të festës së ndërrimit të viteve. Mësohet se përgatitjet do të rifillojnë më datën 3 janar, nga ku do të zhvillojnë një minifazë përgatitore me kohë të limituar.
Kjo vjen për shkak të rifillimit të kampionatit më datën 26 janar, që përkon edhe me startin e fazës dytë. Trajneri Iken Droboniku gjatë prononcimit për “Panorama Sport” u ndalur tek objektivat primar dhe kohën që kushtëzon lëvizje të shpejta. “Kemi mbyllur përgatitjet e këtij viti dhe skuadra nga dita e sotme (e premte) do të nisë pushimet 1 javore për t’u rikthyer në stërvitje më datën 3 janar.
Futbollistët, gjatë pushimeve, janë udhëzuar të kryejnë stërvitje individuale kryesisht me vrapime dhe aerobi, pasi koha është e kufizuar. Gjatë janarit do të punojmë edhe për përforcime në merkaton e dimrit, pasi Tomori do të paraqitet me nivel të lartë në lojë dhe rezultate deri në fund të sezonit”, deklaroi trajneri Droboniku.
EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"