Tomori vazhdon promovimin e brezit të ri. Klejdon Arbëri: Privilegj që luajmë kundër Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 0:04

Tomori vazhdon promovimin e brezit të ri. Klejdon Arbëri: Privilegj që luajmë kundër Elbasanit

Klejdon Arbëri, sulmuesi i ri e me perspektivë, që nuk ka mbushur ende 18 vjeç, që nga momenti kur drejtimin e skuadrës e mori trajneri Iken Droboniku është duke u aktivizuar në të gjitha takimet e Tomorit.

klejdon arberi

Ai jo vetëm ka fituar vendin e titullarit si një sulmues krahu, por me paraqitjen e tij modeste, po merr vlerësime pozitive nga stafi teknik dhe nga futbollistët me më shumë eksperiencë. Përpara ndeshjes së radhës me Elbasanin këtë javë, sulmuesi i ri për “Panorama Sport” u shpreh: “Vërtetë jemi një skuadër pa objektiva sa i përket rezultatit.

Edhe në këto kushte, klubi dhe stafi teknik kanë një mision për të realizuar, veçanërisht sa i takon futbollistëve të rinj, që kërkohet të lënë gjurmë. Për ne futbollistët e rinj është kënaqësi dhe privilegj të luajmë ndaj një skuadre të njohur të sapo ngjitur në Superiore, si Elbasani. Mendoj se për ne debutuesit e këtij sezoni te Tomori do të jetë një motivim plus”.

EDI SPAHIU -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"