Tomori zhgënjeu ndaj Këlcyrës, trajneri Droboniku: Humbëm raste, ndikoi niveli i fushës
Beratasit e kanë nisur këtë kampionat në transfertë. Dhe, në dy takimet e para duket se kanë hasur shumë vështirësi. Këto lidhen jo vetëm me grumbullimin e pikëve, pasi vetëm një barazim është shumë pak për një skuadër si Tomori.
Tekniku beratas, Iken Droboniku, analizon barazimin e fundit në Këlcyrë, ku dhe ka konstatuar dy aspekte që kanë ndikuar në mungesën e fitores. “Megjithëse jemi një ekip i ri në përbërje dhe mungesa e eksperiencës ka ndikimin e vet, unë mendoj se kemi bërë gjithçka për ta fituar këtë takim. Me gjithë lojën e fortë dhe dëshirën e vendasve për të mundur Tomorin, ne nuk na kanë munguar rastet e arta për shënim. Në dy prej tyre,
me Arbërin dhe Lirëzën duhej të kishim realizuar patjetër. Po ashtu, një tjetër faktor që ndikoi në mohimin e fitores sonë, ka qenë edhe niveli i fushës, që duhet pranuar se ishte shumë i dobët dhe u shkonte përshtat vetëm vendësve. Pushimi i kampionatit do të na vlejë shumë për t’u përmirësuar”, e mbylli Droboniku.
EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"