Toti nuk duron më: Boll krahasuat Jildizin me Del Pieron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2024 | 17:24

Toti nuk duron më: Boll krahasuat Jildizin me Del Pieron

A është Kenan Jildiz një Del Piero i ri? Sipas legjendës së Romës dhe Italisë, Françesko Toti, ky krahasim nuk i ndihmon aspak sulmuesit të “Zonjës së Vjetër”.

toti del piero

Ish-kapiteni i Romës është rikthyer të flasë për çështje specifike të futbollit italian, ku ka dhënë një koment të shkurtër edhe për lojtarin e Juventusit që ka fituar zemrat e tifozëve. “Krahasimi nuk i ndihmon aspak Jildizit. Për të bërë atë që ka bërë Del Piero është diçka shumë e vështirë.

Jildiz është një djalë që ka shumë talent dhe unë uroj me gjithë shpirt që ai të bëhet si Del Piero. Megjithatë, numri 10 peshon shumë dhe duhet të kesh supe shumë të gjera për ta mbajtur”, tha legjenda Françesko Toti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"