Tragjedia e trajnerit, dedikimi prekës i mesfushorit të Kombëtares: E ndjemë të gjithë bashkë dhimbjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2024 | 20:08

Tragjedia e trajnerit, dedikimi prekës i mesfushorit të Kombëtares: E ndjemë të gjithë bashkë dhimbjen

Anis Mehmeti ka qenë protagonist në fitoren e Bristolit ndaj Midëllsbrout në transfertë, duke shënuar golin e parë të kësaj ndeshje të veçantë për klubin e tij. Trajneri Liam Maning la drejtimin e ekipit për shkak të një tragjedie të rëndë, pasi u nda nga jeta djali i tij i sapolindur.

dfgfdgdfgdfgdfgdfgfdgdfg

Për këtë arsye, mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe të gjithë lojtarët deshën t’i kushtonin atij dhe familjes së tij këtë fitore në një javë të cilën e kishin përjetuar emocionalisht edhe vetë futbollistët.

“Ka qenë një javë e vështirë për ne. Për trajneri fillimisht, gruan e tij dhe djalin tjetër. Kjo fitore ishte për ta, ka qenë një javë e vështirë për ne, për të gjithë klubin. Por jemi të lumtur që morëm këtë fitore për të.

Mendoj se është gjithmonë mirë të shënosh në fillim se na jep ritëm për vazhdimin, ishte një gol i bukur dhe pastaj shkuam 2-0 në pushim, ndaj u ndjejmë më mirë.

Kishte 500 tifozë të cilët kënduan gjatë gjithë ndeshjes. Kjo tregon që të gjithë jemi bashkë, të gjithë e ndjemë dhimbjen këtë javë. Kjo është një fitore për ta, për trajnerin e familjen e tij. Ishte një javë e vështirë për të gjithë por ia dolëm të marrim tre pikët”, tha Mehmeti pas ndeshjes së sotme.

E. KUKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"