Tragjike, vdes nga orteku skiatorja 26-vjeçare zvicerane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2024 | 14:08

Tragjike, vdes nga orteku skiatorja 26-vjeçare zvicerane

Federata Zvicerane e Skive njoftoi këtë të martë vdekjen e “snowboarderes” Sophie Hediger në një ortek.

8558478_24163633_sophie_hediger_morta_campionessa_snowboard_travolta_valanga_svizzera_chi_e_cosa_e_successo

Hediger, e cila ka dy podiume në Kupën e Botës si dhe pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike 2022, vdiq tragjikisht të hënë pas një orteku në Arosa në Zvicrën Lindore. E reja, e cila ishte anëtare e ekipit kombëtar të “snowboardcross” dhe sapo kishte festuar ditëlindjen e saj të 26-të më 14 dhjetor.

“Një lajm i hidhur për vjen familjen zvicerane të skive është në prag të Krishtlindjes me vdekjen tragjike të Sophie Hediger. Jemi tepër të trishtuar. Ne do të nderojmë kujtimin e saj”, deklaroi gjatë konferencës për shtyp, Walter Reusser, president i “Swiss-Ski”.

Rreziku i ortekëve aktualisht është shumë i lartë në Zvicër, pasi bora ka rënë me dendësi të mëdha prej disa ditësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"