Trajneri Agim Canaj: Korabi i kushtëzuar në start, disa lojtarë probleme me dëmtimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2024 | 17:00

Trajneri Agim Canaj: Korabi i kushtëzuar në start, disa lojtarë probleme me dëmtimet

Miqësoren e fundit me Kastriotin, trajneri Agim Canaj e shfrytëzoi për të krijuar një ide më të qartë për Korabin që do të nisë të shtunën kampionatin në shtëpi ndaj Lushnjës. Pas testit me krutanët, trajneri Canaj deklaroi:

Agim Canaj

Kjo ndeshje u zhvillua në një fushë jo në kushte normale, pasi terreni nuk i lejoi lojtarët të dilnin në lojën e tyre. Aktivizova në pjesën e parë lojtarët që kisha në plan. Pjesa e parë shkoi shumë mirë dhe ne ishim superior në të gjitha drejtimet, por në fund ajo që ne na mundon janë disa dëmtime lojtarësh të formacionit bazë. Futa në fushë disa futbollistë të rinj në pjesën e dytë dhe mora sinjale pozitive. Goli ishte një moment pasigurie i portierit, që edhe ai është në provë. Megjithatë, e rëndësishme është që lojtarët nuk u dëmtuan.

Përveç gjendjes jo të mirë të fushës, loja në disa momente u bë mjaft agresive. Isha më i qetë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën aktivizova të gjithë lojtarët e stolit, që u paraqitën mirë. Jemi të kushtëzuar, pasi e kemi grupin e cunguar nga dy-tre dëmtime, që kanë ndodhur në ndeshjet miqësore. Shpresoj shumë të riaftësohen, pasi pak kohë ka mbetur nga ka mbetur nga ndeshja e parë zyrtare e kampionatit me Lushnjën, që do ta luajmë në Peshkopi”.

SHKËLQIM HASANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"