Trajneri Bellai: Stoli i Vorës tregoi se ka nivel, duhet përqendrim kundër Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2024 | 13:06

Trajneri Bellai: Stoli i Vorës tregoi se ka nivel, duhet përqendrim kundër Lushnjës

Vora pasi ka kaluar me lehtësi turin e parë të Kupës, duke mundur Gramshin me një rezultat tenistik, 6-1, e ka kthyer vëmendjen te ndeshja e radhës në kampionat kundër Lushnjës. Vorakët do të kërkojnë në shtëpi fitoren e 7-të sezonale, për të ruajtur ritmin me kryesuesit.

BELLAI

Trajneri Bellai, të mërkurën në Kupë, aktivizoi lojtarët e 21-vjeçarëve, duke ruajtur titullarët për takimin kundër Lushnjës. Madje, fill pas ndeshjes me Gramshin ata vijuan një seancë stërvitore me orar të plotë me lojtarët, që nuk u aktivizuan në Kupë. Pas kësaj ndeshje, trajneri Arian Bellai për “Panorama Sport” deklaroi: “Kundër Gramshit aktivizuam lojtarët, të cilët nuk kanë pasur hapësira në ndeshjet e mëparshme. I përgëzoj për paraqitjen, si nga ana taktike dhe ajo fizike. Kjo tregoi mësë miri atë që unë kam deklaruar edhe më parë, se te Vora janë të gjithë lojtarët njësoj.

Si titullarët edhe lojtarët e stolit kanë në të njëjtin nivel. Këta të rinj nuk e nënvleftësuan kundërshtarin edhe pse është një nivel poshtë Vorës në kampionat. Na duhen këto ndeshje, që lojtarët të mos rrinë pasiv. Më vjen mirë që edhe këta të rinj po brumosen me ideologjinë e fituesit. Ndeshjet janë në radhë, duke filluar nga ajo me Lushnjën, që nuk do të jetë e lehtë. Tashmë na duhet të përqendrohemi te ajo përballje”.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"