Trajneri Bordin me “dhimbje koke”, Elbasanit s’i ndahen… dëmtimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2024 | 18:30

Trajneri Bordin me “dhimbje koke”, Elbasanit s’i ndahen… dëmtimet

Elbasani nuk kishte në dispozicion Ardit Hilën në ndeshjen e djeshme me Laçin për shkak dëmtimi. Nga dëmtimet verdheblutë kanë vuajtur mungesat në çdo ndeshje në fakt. Po për dëmtim dje humbën edhe sulmuesin Amarildo Gjoni, i cili u zëvendësua që në pjesën e parë nga Bedri Greca, me këtë të fundit që sapo ishte rikuperuar.

bandicam 2024-09-12 19-19-56-899

Edhe sulmuesi Ze Gomesh e nisi ndeshjen nga stoli, sepse vinte nga dëmtimi, por duke qenë se skuadra nuk po shënonte, trajneri Bordin e hodhi në fushë në pjesën e dytë. Mbetet të shihet tani se sa do të mungojë Gjoni, që në dy ndeshjet e fundit është aktivizuar si titullar nga trajneri italian. Ndeshja e radhës luhet me Tiranën në kryeqytet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"