Trajneri i Bajernit nuk tregon shqetësim: Dëmtimi i Kejn? Kemi opsione të shumta në sulm
Dëmtimi i Herri Kejn goditi fort Bajern Mynih. Sulmuesi është lënduar në ndeshjen kundër Borusia Dortmund dhe për momentin do t’i mungojë skuadrës. Para ndeshjes së kupës kundër Leverkusenit, trajneri Vinsent Kompani ka komentuar se si skuadra mund të kompensojë humbjen e golashënuesit më të mirë. Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Kupës, Kompani e bëri të qartë këtë fakt.
MUNGESA E KEJNIT – “Herri do të jetë jashtë për disa ndeshje. Ju nuk mund ta zëvendësoni atë një me një, ai është një lojtar tepër i rëndësishëm”. Megjithatë, trajneri belg ishte i bindur: “Ne do ta zgjidhim këtë ndryshe. Sonte nuk do të na mungojë talenti”.
Vinsent përmendi në mënyrë specifike zgjidhjen: “Kemi shumë opsione. Tomas Myler, Matis Til, Serzh Gnabri, Mishel Olize, Leroi Sane. Kingsli Koman ndoshta nuk është në këtë pozicion. Kejn ka shënuar tashmë 20 gola, ju nuk mund ta zëvendësoni atë. Por ne kemi lojtarë që shënojnë, përfshirë Xhamal Musiala. Do ta zgjidhim situatën. Kemi mjaft futbollistë që mund të plotësojnë rolin, edhe nëse nuk mund t’i zëvendësoni çdo gol”.
RIVALI – “Është e vërtetë se kemi luajtur kundër pothuajse çdo skuadre në ligë. Ekipi i Leverkusenit është ndër më të mirat. Ata kanë sulmues shumë të mirë.. Ata janë një ekip që mund të bëjë presion shumë lartë. Ata luajnë shumë agresivisht, shumë kompakt. Në gjysmën e parë të sezonit, kanë qenë fleksibël. Janë shumë të ndryshueshëm në sistemin e tyre” përfundoi Vinsent Kompani.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"