Trajneri i Çekisë i ka idetë e qarta për sot, zbulon katër emrat të cilëve i frikësohet te Shqipëria: E dimë se kush mund të na shënojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2024 | 17:51

Trajneri i Çekisë i ka idetë e qarta për sot, zbulon katër emrat të cilëve i frikësohet te Shqipëria: E dimë se kush mund të na shënojë

Çekia i frikësohet futbollistëve të Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë atyre që kanë treguar se mund të bombardojnë portën e tyre me gjuajtje nga distanca. Ndaj edhe trajneri Ivan Hashek, ka përgatitur një strategji për ekipin që të mbajë sa më larg futbollistët kuqezi nga zonat e tyre të preferuara në të cilat ata mund të tentojnë portën.

bajrami asllani balliu muja

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Hashek nuk ngurroi të përmendte emrat e kuqezinjve që sipas tij, janë ata të cilëve u pëlqen më shumë të tentojnë portën nga distanca, duke qenë i ndërgjegjshëm për cilësinë që kanë dhe rrezikshmërinë që prodhojnë.

“Ne e dimë për të gjithë lojtarët që mund të shënojnë gola të tillë. Nëse është Asani, Aslllani, Laçi apo Bajrami. Ne do të mundohemi të mbrohemi në mënyrë që të mos i lejojmë të shfaqen në situata të tilla pasi është e rrezikshme. Ne e dimë që lojtarët shqiptarë janë të një niveli të lartë”, pranoi Hashek para mediave, duke zbuluar se çekët kanë plan për të ndalur lojën me goditje nga larg të kuqezinjve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"