Trajneri i Çelsit analizon duelin në “Anfield”: S’e përcakton Liverpuli fatin tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2024 | 14:07

Trajneri i Çelsit analizon duelin në “Anfield”: S’e përcakton Liverpuli fatin tonë

Enco Mareska do të kërkojë të vazhdojë rekordin perfekt të tij në stolin e Çelsit në ndeshjet në transfertë kur të dielën të vizitojë shtëpinë e kryesuesve të Premier Ligës, Liverpulit.mareska“Ne do t’i qasemi ndeshjes, duke mos menduar se ku jemi në klasifikim, por do ta përgatisim lojën në mënyrën më të mirë dhe do të marrim pikë. Por kjo ndeshje nuk do të përcaktojë se ku jemi dhe në rast se humbim. Është vetëm një proces, është thjesht një ndeshje dhe ne do të bëjmë më të mirën”, tha trajneri italian në konferencën për shtyp.

Në “Stamford Bridge” ka një betejë në krahun e djathtë të mbrojtjes mes Xhejmsit dhe Gustos, për të cilët trajneri komentoi se është një dhimbje koke e bukur: “Është fantastike. Unë jam shumë i lumtur me Malon. Ai është duke na dhënë shumë gjëra të mira. Ai po ndihmon shumë procesin me mënyrën sesi ne duam që të luajmë. Ne jemi të lumtur me Renaton, kur ai duhet që të luajë brenda. Mosha dhe pjekuria e tij janë në majë. Fillimisht, Xhejms duhet të jetë ok fizikisht, pastaj dalëngadalë do të kthehet. Ne kemi shumë lojtarë të cilët janë fleksibël”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"