Trajneri i Iberias për duelin me Partizanin: Luajmë si me 0-0, rivalin e pres ndryshe
Trajneri i Iberias, Levan Korghalidze, në konferencën për shtyp para sfidës me Partizanin, pohoi se skuadra e tij nuk do të hyjë në fushë me idenë avantazhit.“Edhe pse vijmë me një avantazh prej dy golash, ne e kemi përgatitur ndeshjen sikur të jetë 0-0 dhe shanset për të dyja skuadrat janë 50- 50. Ne do të luajmë lojën tonë, pa llogaritur aspak që kemi një avantazh nga ndeshja e parë. Jemi përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm. Duam të bëjmë paraqitjen e Tbilisit dhe do të bëjmë maksimumin që të mos shkojë tek penalltitë. Presim që Partizani të jetë tjetër skuadër në krahasim me ndeshjen e parë. Duke ditur që Partizanit do t’i duhet që të shënojë golin, ne jemi përgatitur për gjithçka, të ruajmë pozicionet tona dhe të jemi gjithnjë vigjilentë që të mos kapemi në ndonjë befasi që mund të ndodhë gjatë lojës. Me atë që kemi parë dhe studiuar, Partizani ka elemente mjaft cilësore dhe grupi është i fortë. Shpresoj që të shfrytëzojmë armët tona dhe të kualifikohemi”, u shpreh tekniku gjeorgjian.
V.MEMA-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"