Trajneri i Kastriotit para sfidës me Erzenin: Në Shijak nuk është e lehtë, por kthehemi me pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2024 | 12:50

Trajneri i Kastriotit para sfidës me Erzenin: Në Shijak nuk është e lehtë, por kthehemi me pikë

Sot, duke nisur nga ora 16:00, krutanët do të ndeshen në “Tofik Jashari” të Shijakut kundër Erzenit vendës. Kjo transfertë është vlerësuar maksimalisht në kampin krutan.

Dorjan Bubeqi

Sipas trajnerit Bubeqi, të tijve nuk u lejohet të gabojnë, nëse duan që në fund të kampionatit ta shohin veten në Superiore. Ndeshjen ndaj Erzenit, ai e quan nga më të fortat, pasi siç thotë, shijakasit, edhe pse deri tani kanë 0 pikë në klasifikim, kanë një ekip të fortë.

“Jemi përgatitur seriozisht për transfertën e Shijakut, seancave stërvitore u jemi përkushtuar dhe kemi marrë ngarkesën e plotë. Ndeshjen përballë Erzenit e parashikoj të fortë, edhe pse nuk kanë marrë asnjë pikë deri tani. Kjo nuk tregon forcën e ekipit. Ne do të shkojmë në Shijak për të marrë pikët maksimale për vetë objektivin që kemi”, ka thënë Bubeqi.

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"