Trajneri i Laçit: Çunat dhanë zemrën në fushë, ja kush është mentaliteti ynë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2024 | 19:38

Trajneri i Laçit: Çunat dhanë zemrën në fushë, ja kush është mentaliteti ynë

Trajneri i Laçit, Françesko Moriero është shprehur shumë i kënaqur pas barazimit të marrë kundër Tiranës. Ai tha që djemtë kanë dhënë zemrën në fushë pavarësisht se janë një skuadër e re.

WhatsApp Image 2024-10-26 at 19.13.46 (1)

“Kjo ndeshje më pëlqeu sot nga çunat, ishte shumë pozitive kanë dhënë zemrën në fushë për rastet që kemi pasur më së miri, mund ta fitonim ndeshjen, por nuk do ta harrojmë kurrë prej nga vijmë. Djemtë kanë punuar shumë mirë, kanë bërë çdo gjë që kemi bërë në stërvitje, mos harrojmë që kemi një skuadër shumë të re, jam shumë i kënaqur dhe i lumtur se luftuan për të bërë gol. Nuk kam menduar kurrë që ta humbas ndeshjen, e demonstruan çunat në fushë që kërkuan ta barazonin gjithmonë, ishim pafat në disa raste por këto janë pjesë të futbollit. Mu desh që të ndërroja lojtarë pasi për mua janë të gjithë të rëndësishëm, e përsëris që jemi shumë të rinj dhe ai që u fut na dha një ndihmë plus dhe ky duhet të jetë mentaliteti ynë pavarësisht me kë ndeshemi, me të parën, fundit apo mesit. Mentaliteti është të bazohemi te forca jonë”, deklaroi Moriero për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"