Trajneri i Lilës: Jemi gati, po mundëm Realin do të futemi në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2024 | 18:41

Trajneri i Lilës: Jemi gati, po mundëm Realin do të futemi në histori

Trajneri i Lilës, Bruno Genesio foli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Realit të Madridit duke theksuar shanset e skuadrës së tij për ndonjë surprizë.2f56753a-ea81-4712-a5dc-cf0740b58f4dTrajneri ka vlerësuar rikthimin e Kilië Mbape në Francë, por e bëri të qartë se nuk mund të vihet në pah vetëm Mbape dhe të harrohen lojtarët e tjerë të Realit. Trajneri i klubit francez theksoi gjithashtu se i kushtëzuar nga mungesat ai ka grumbulluar në skuadër 16- vjeçarin Ajob Buadi.

“Unë nuk mendoj se jemi të aftë të fitojmë Ligën e Kampioneve ose të përfundojmë në tetë më të mirët. Le të shohim nëse mund të përfundojmë në top 24. Pjesëmarrja për ne është një shpërblim i mirë, për klubin dhe tifozët. Kjo formulë e re na lejon të bëjmë edhe ndonjë surprizë të madhe. Nëse mundim Realin do të futemi në histori”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"