Trajneri i Liverpulit: Alison në dyshim, vuan një problem muskulor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 14:25

Trajneri i Liverpulit: Alison në dyshim, vuan një problem muskulor

Portieri i Liverpul, Alison Beker po përballet me një garë me kohën për të qenë në gjendje që të luajë në ndeshjen e sotme në Premier Ligë kundër Bornmëthit, me portierin brazilian që vuan nga një dëmtim i lehtë në muskul.wtetNumri 1 i “Reds”-ave ka një problem jo serioz me muskujt e pasëm të kofshës së tij që vjen nga fillimi i këtij muaji dhe nuk ishte një dëmtim i pësuar në fitoren e së martës ndaj Milanit në “San Siro”. Dhe klubi nuk është i sigurt nëse ai mund të rikuperohet në kohë për të luajtur këtë fundjavë. Në këtë situatë, ai mund të shihet si rrezik për ta aktivizuar kundër Bornmëthit dhe Arne Slot ka besim te portieri i tij i dytë, Kaoimhin Kelleher, i cili luajti 26 herë sezonin e kaluar, pasi Alison u lëndua.

“Alison është në dyshim, do të shohim nëse ai do të stërvitet sot (të premten)”, tha Slot herët në mëngjes një ditë më parë kur u pyet për lajmet e dëmtimeve.

Harvi Eliot është i vetmi që mungon pasi pësoi një frakturë në këmbë gjatë pushimit ndërkombëtar. Megjithatë, “Mail Sport” kupton se braziliani nuk ishte në stërvitje me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës të premten, duke e lënë përfshirjen e tij sot në dyshime të mëdha.

“Ai ka një problem të vogël me një nga muskujt e tij dhe ne pyesim veten nëse ndeshja e nesërme është shumë herët apo jo. Ai nuk e pati këtë në ndeshjen e Milanit, ka ardhur nga pak dhe ai e ka ndjerë gjithnjë e më shumë”, shtoi holandezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"