Trajneri i Rejnxhërs nuk ndal elozhet për Bajramin: Shihet qartë çfarë ndikimi ka te ne, do të bëhet shumë i rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2024 | 23:36

Trajneri i Rejnxhërs nuk ndal elozhet për Bajramin: Shihet qartë çfarë ndikimi ka te ne, do të bëhet shumë i rëndësishëm

Fitorja e Rejnxhërs Gllasgou në Ligën e Europës ka ardhur edhe falë golit të parë të shënuar nga Nedim Bajrami me fanellën e klubit skocez. Rejnxhërs triumfoi 2-0 në transfertë ndaj Malmo dhe mesfushori shqiptar ishte ai i cili shënoi që në minutën e parë të sfidës, teksa më pas diktoi ritmin me lëvizjet dhe pasimet e tij.

Bajrami

Një impakt i menjëhershëm i tij në klubin skocez, që ka sjellë elozhet nga trajneri FIlip Klement pas kësaj ndeshje.

“Kjo është diçka shumë e madhe për Bajramin. Ai sapo ka ardhur këtu, por mund ta shihni menjëherë influencën që ka në mënyrën se si ne duam që të luajmë, Ai do të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm”, tha trajneri i Rejnxhërs menjëherë pas ndeshjes.,

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"