Trajneri i Skënderbeut, Gvozdenoviç: Lojtarët më dhanë sinjale pozitive në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 17:42

Trajneri i Skënderbeut, Gvozdenoviç: Lojtarët më dhanë sinjale pozitive në Kupë

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, në fund të ndeshjes ndaj Turbinës foli për kualifikimin në Kupë. Sipas tij, skuadra e dytë reagoi mirë. “Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit në këtë takim, jo vetëm për golat e shënuar, por në tërësi edhe për lojën e treguar në fushë edhe për shpirtin e garës.

Gvozdenovic

Ishte një ndeshje Kupe dhe ne u dhamë mundësinë të gjithëve të kishin minuta në këmbë. Mendoj se e justifikuan më së miri besimin e dhënë duke konfirmuar edhe një herë tjetër se kjo skuadër ka një grup me 25 lojtarë të gatshëm për të luajtur. Jami kënaqur me këtë fitore, teksa tani vjen radha të mendojmë sërish për kampionatin.

Kemi një ndeshje ndaj Partizanit dhe i gjithë përqendrimi ynë është pikërisht për këtë takim. Do të shohim nga dje se si është gjendja e lojtarëve veçanërisht atyre që kanë pasur probleme gjatë javës. Por jam i bindur që do të jemi gati për këtë ndeshje dhe për të bërë më të mirën tonë.

Kjo fitore na jep besim pasi krijon vijimësi, por u shërben edhe lojtarëve që luajtën për t’u përshtatur më shumë me minutat e lojës dhe me objektivin e ekipit që ka gjithmonë si synim fitoren”, tha serbi.

LLAZI SARO- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"