Trajneri i Turqisë: Jildiz i frikshëm, ja çfarë i mungon Juves e Motës
Trajneri i Turqisë, Vinçenzo Montela, ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka bërë analizën e kampionatit italian, duke u ndalur edhe te Juventusi dhe talenti turk, Kenan Jildiz.Montela e nis analizën nga Derbi i fundit i Italisë, për të përfunduar më pas me Juven e Jildiz. “Derbi ishte një reklamë e bukur për futbollin italian. U pa në të gjithë botën, na ka dhuruar gola, emocione, përmbysje, pra gjithçka. Kur ka 8 gola dhe shumë aksione të rrezikshme, është e qartë se skuadrat kanë gabuar diku”, u shpreh fillimisht Montela.
JIDLIZ- “Jam shumë i lumtur për të. Kjo kënaqësi vjen në momentin e duhur. Është vetëm 19-vjeç, por është bërë lojtari më i ri që shënon një dygolësh në një sfidë mes Interit dhe Juventusit. Ka dhënë një përgjigje shumë të rëndësishme në fazën e realizimit dhe në lojën me shokët e skuadrës. Është një lojtar i frikshëm”.
MANGËSITË- “Jildiz duhet të përmirësohet në mënyrën si e sulmon portën dhe të jetë më i vendosur në 20 metrat e fundit. Për momentin ka shënuar vetëm gola të mrekullueshëm, por duhet të përmirësohet edhe në topat që duket sikur janë pa shumë pretendime në zonë”.
MOTA- “Trajnerët janë të mësuar me presionin. Për ta ka vlerë rezultati, por projekti i tij sapo ka nisur. Ka nevojë për kohë për të kuptuar se ku duhet të ndërhyjë për të përmirësuar skuadrën”.
JUVENTUSI- “Mendoj se i mungon diçka, por merkato perfekte vetëm në një sesion nuk ekziston. Skuadrën mund ta kompletosh vetëm kur ke një buxhet të madh për të paktën 2 ose 3 vite”, tha ndër të tjera Montela.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"