Trajneri i Valbonës, Gega: Në Burrel na mohuan gol, ja çfarë i kërkova gjyqtarit te kartoni i kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2024 | 18:00

Trajneri i Valbonës, Gega: Në Burrel na mohuan gol, ja çfarë i kërkova gjyqtarit te kartoni i kuq

Valbona, si debutuese në Kategorinë e Parë, ka marrë pikën e parë në  transfertë, ku barazuan 0-0 në Burrel. Në kampin tropojan pretendojnë se mund të merrnin më shumë ndaj matjanëve, por sipas tyre vendosi gjykimi i njëanshëm.VALBONANë lidhje me këtë takim, për “Panorama Sport” u shpreh drejtori sportiv i klubit e njëkohësisht po kryen rolin e trajnerit të skuadrës, Emiliano Gega. Ai për më shumë sesa 20 minuta e la pankinën, duke u ndëshkuar edhe me karton të e kuq, ku dje është dënuar edhe me dy ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës. “Mora karton të kuq, pasi protestova ndaj një veprimi, që nuk e justifikon drejtësinë e gjykimit. Për mua, kryesori Xhuljan Bacaj ishte shumë i njëanshëm. Gjatë një dyluftimi, mes lojtarit tonë Kovaçi dhe një futbollisti matjan, ku ky e goditi me krah në fytyrë futbollistin tonë unë protestova. I kërkova kryesorit, që t’i nxirrte kartonin e kuq futbollistit matjan.

Si për ironi dhe në mënyrë të çuditshme ai ma nxori mua kartonin e kuq, për protestë ndaj tij. Kjo ndodhi në minutë e 70-të. Gjyqtari Bacaj nuk jep një tjetër karton të kuq, përpara syve të tij si dhe në sy të anësorit dhe të vëzhguesit të ndeshjes, kur lojtari matjan e shtyn dhe e rrëzon për tokë lojtarin tonë. Kjo ndodhi në minutën e 72-të. Pastaj vjen goli i anuluar për ne. Ishte 100% gol, madje lojtari ynë kaloi dy mbrojtës për të shkuar te goditja e topit me kokë. Ku e panë pozicionin jashtë loje këta sharlatanë arbitrash. Nuk mund të ketë pozicion jashtë loje në tre-hapësh, pasi ishte një gjuajtje standarde. Për të gjitha këto raste ne kemi filmimet me video dhe do t’i paraqesim për ankesë në federatë”, u shpreh Gega.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"