Trajneri Kompani me dorë të hekurt tek Bajerni, sakrifikohen yjet “e vjetër”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 13:05

Trajneri Kompani me dorë të hekurt tek Bajerni, sakrifikohen yjet “e vjetër”

Trajneri i Bajnerit, Vinsent Kompani, e nisi zyrtarisht fazën përgatitore të hënën me një skuadër skeletore. Ekonomikisht, anëtarët e bordit, Maks Eberl dhe Kristof Frojnd, duhet të ristrukturojnë skuadrën me një filozofi të re transferimi. Pas një sezoni pa titull, drejtuesit e klubit janë të bindur se ka ardhur koha për ndryshime masive.9eea5133-f36f-4bc1-8981-e973b46c39ab“SPORT BILD” tregon se kush janë lojtarët që rrezikojnë të largohen përfundimisht nga Mynih. Këtu përfshihen Joshua Kimih dhe Leon Gorecka, të cilët dikur konsideroheshin dyshja drejtuese e së ardhmes. Thuhet se Eberl ka informuar personalisht agjenten Rafaela Pimenta se De Ligt nuk ka të ardhme te Bajerni.

ALFONSO DEJVIS Vlera e mbrojtësit kanadez në treg është 50 milionë euro. Negociatat për një zgjatje të kontratës përtej vitit 2025 u ndërprenë. Dejvis akuzohet nga drejtuesit e klubit se ka rritur artificialisht kërkesat e tij, duke flirtuar me palët e supozuara të interesuara (Real Madrid). Këshilltari i tij mësohet se ka kërkuar 16 milionë euro në vit pagë plus 15 milionë para të ardhura. Megjithatë, agjenti Nik Huzeh thuhet se ka qenë i përgatitur të pranojë një klauzolë shitjeje prej 50 milionë euro në rast të një marrëveshjeje. Kjo do t’i kishte siguruar Bajernit një vlerë të konsiderueshme tregu. Pas këtij sezoni, “raketa” kanadeze mund të largohet falas.

LEON GORECKA Mesfushori u sinjalizua se mund të largohej nga klubi. Vlera në treg e profesionistit është ende 30 milionë euro. Gorecka ka një kontratë deri në vitin 2026 dhe dëshiron të qëndrojë. Përvoja i ka treguar se në fund ai gjithmonë merr kohën e tij të lojës.

MATAJS DE LIGT Mbrojtësi holandez De Ligt është duke ndjekur rekomandimin e klubit për të shitur. Matajs ka rënë dakord me Mançester Junajtid. Klubet aktualisht janë duke negociuar tarifën e transferimit dhe këtu ndihmon marrëdhënia e mira të Frojndit me shefin e ri të skautit të “Djajve”, Kristofer Vivel. Bajerni kërkon 50 milionë euro, plus bonus. Ai erdhi në vitin 2022 për 67 milionë euro. Bavarezët dëshirojnë t’i përdorin paratë për të financuar blerjen e Xhonatan Tah, për një pagë më të ulët dhe një tarifë transferimi maksimumi 25 milionë euro. Skuadra e Leverkusen ende insiston në shifrën 40 milionë euro.

KINGSLEI KOMAN Sulmuesi francez është kandidat për shitje, pavarësisht kontratës deri në vitin 2027. Ka oferta nga Arabia Saudite. Ish-klubi i tij, PSG, që po ashtu është i interesuar, mund të hidhet në sulm. Koman mbart një vlerë tregu prej 50 milionë eurosh. Rekordmenët e Gjermanisë kanë në plan të transferojnë Ksavi Simons, me formulë huazimi, pasi Parisi nuk e ka në plan ta shesë talentin holandez. Ky i fundit do zëvendësojë denjësisht hapësirën e lënë bosh nga zhvendosja e Komanit.

SERZH GNABRI Njukasëll është skuadra më e interesuar për shërbimet e anësorit Gnabri. Bordit të Bajernit i është sosur durimi me sulmuesin dhe nuk ka në plan të vijojë bashkëpunimin mes palëve edhe gjatë sezonit 2024-2025, çka do të kursente edhe arkat, pasi ka një rrogë të lartë.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"