Trajneri më i mirë i gushtit, Flik vuri veton te Barcelona për…
Trajneri i ri i Barcelonës, Hansi Flik nuk mund të kishte një letër më të mirë prezantimi në La Liga. Skuadra e drejtuar prej tij ka fituar të katër ndeshjet e para të sezonit. Barça ka 12 pikë dhe kryeson e vetme në Spanjë.
Këto rezultate të mira tashmë janë shpërblyer për trajnerin gjerman. La Liga, së bashku me “Microsoft”, e kanë vlerësuar trajnerin e Barcelonës si më të mirin e muajit gusht. Barça fitoi të katër takimet e saj në gusht kundër Valencias (2-1), Bilbaos (2-1), Vajekanos (2-1) dhe më 31 gusht ndaj Vajadolidit (7-0). Ai fitoi në rivalitetin ndaj trajnerit të Vijarrealit, Marselino Toral dhe atij të Alavesh, Luis Garsia Plza.
VETO GJERMANE – Përbërja e skuadrës së Barcelonës për këtë sezon ka evoluar me kalimin e verës. Idetë që kishin si Deko ashtu edhe Flik kanë ndryshuar në varësi të ngjarjeve dhe rezultati përfundimtar ndryshon mjaft nga ajo që ata kishin planifikuar fillimisht.
Kanë qenë dy faktorë kryesorë që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ndryshimin e objektivave të parë. Nga njëra anë, çështja e “fair play” financiar ka qenë kyçe. Të dy kishin hartuar një listë me përforcime që ka ndryshuar për faktin se paratë nuk erdhën dhe se disa nga nënshkrimet e synuara duhej të hiqeshin. Edhe çështja e dëmtimeve ka qenë shumë e rëndësishme dhe kjo në thelb ka ndikuar në kapitullin e largimeve.
Dëmtimet e Arauhos, de Jongut, Kristensen, Gavi dhe Ansu Fati kanë qenë kyçe për marrjen e disa vendimeve përfundimtare. Për këtë arsye, Hansi Flik ka vënë veton për largimet e disa lojtarëve pavarësisht ofertave që i kanë mbërritur klubit. Sipas gazetës “Marca”, Flik ka vënë veton e tij për tre lojtarë, Injigo Martinez, Eriks Garsia dhe Ansu Fati. I pari ka qenë titullar i padiskutueshëm në këto javë të para. Erik Garsia ka luajtur disa minuta pas problemeve me fizikun, ndërsa Ansu Fati pritet të kthehet nga dëmtimi shumë shpejt.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"