Trajneri Mërgjyshi “shtrydh” Apoloninë, nesër testi i parë me Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 15:30

Trajneri Mërgjyshi “shtrydh” Apoloninë, nesër testi i parë me Bylisin

Apolonia vijon me intensitet përgatitjet në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”, në pritje të zhvillimeve të reja në merkato. Në ditën e tretë të stërvitjes, trajneri Artan Mërgjyshi e kishte thuajse të kompletuar ekipin ekzistues, pasi me grupin është bashkuar edhe portieri Aldo Bushi, i cili mungoi në start.

apolonia stervitje

Fierakët po stërviten me nga dy seanca në ditë, me synimin që të gjithë lojtarët të marrin ngarkesën e plotë fizike dhe të jenë gati më 24 gusht, kur fillon sezoni i ri. Deri tani gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe nuk ka pasur lojtarë me probleme, ndërsa nesër do të zhvillojnë edhe testin e parë miqësor me Bylisin. Kjo ndeshje miqësore është planifikuar të zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin “Adush Muçaj”.

Testi me ballshiotët që përgatiten për Superioren do të tregojë më shumë rreth lojtarëve të rinj premtues të akademisë fierake, të cilët prej më shumë se dy muajsh janë grumbulluar sistematikisht me ekipin e parë. Pas kësaj ndeshje, trajneri Mërgjyshi mund të dalë në një konkluzion për lojtarët që janë në provë.

HILMI SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"