Postuar: Nëntor 19, 2024 | 22:57
“Trajneri na motivoi shumë”, Arbër Hoxha: Dhamë gjithçka për ta kthyer rezultatin, por…
Arbër Hoxha u aktivizua nga stoli në duelin ndaj Ukrainës, që përfundoi me rezultatin 1-2. Në prononcimin pas ndeshjes, ai u shpreh:
“Pjesën e parë nuk u qasëm siç duhej. Ishte një ndeshje e vështirë, në pjesën e dytë dhamë gjithçka për të kthyer rezultatin por nuk ia arritëm. Goli i parë na rrëzoi moralin, pastaj pas të dytit u bë shumë e vështirë. Ekipi kundërshtar kishte shumë kualitet.
Trajneri na motivoi shumë, dhamë gjithçka për të kthyer rezultatin, por për fat të keq nuk arritëm të shënonim golin e barazimit”, deklaroi Hoxha për “TV Klan”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"