Trajneri Nagelsman “qan” pezullimin e Virc, Musiala: I bërtita duke i thënë budalla
Julian Nagelsman dhe Xhamal Musiala ishin të frustruar nga kartoni i verdhë i Florian Virc kundër Hungarisë, që do të thotë se i riu i Bajer Leverkusen do të humbasë ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kombeve.
Virc iu dha një karton i verdhë në pjesën e dytë të barazimit 1-1 të Gjermanisë me Hungarinë të martën, që do të thotë se ai do të pezullohet për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kombeve të UEFAs në mars. Duke marrë kartonin e verdhë për një faull taktik në minutën e 72-të, Virc ishte dukshëm i mërzitur dhe nuk ishte i vetmi.
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman tha se edhe ai ishte “pak i mërzitur” nga kartoni i verdhë i Virc. “Tashmë asnjë nuk mund të ndryshojmë. Ne do të marrim një tjetër lojtar të mirë në fushë”, e mbylli Nagelsman.
“Unë i bërtita atij”, zbuloi shoku i skuadrës Xhamal Musiala në një intervistë pas ndeshjes. I pyetur se çfarë i tha Vircit, Musiala u përgjigj me një buzëqeshje: “Budalla!”
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"