Trajneri Shabani tregon Luftëtarin: Çdo ndeshje si finale, ja si e realizojmë objektivin madhor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2024 | 16:40

Trajneri Shabani tregon Luftëtarin: Çdo ndeshje si finale, ja si e realizojmë objektivin madhor

Trajneri Besmir Shabani bashkë me vlonjatin tjetër Taulant Kuqi kanë marrë drejtimin e Luftëtarit me të vetmin objektiv, ngjitjen në Kategorinë e Parë. Në lidhje me këtë aventurë të re dhe punën që po bëhet te Luftëtari i sezonit të ri, për “Panorama Sport”, trajneri Shabani sqaroi:

besmir shabani

“E prita me kënaqësi drejtimin e Luftëtari. Do të jap kontributin maksimal për faktin se Luftëtari e meriton të jetë në elitën e futbollit shqiptar. Bashkia Gjirokastër, drejtues dhe administratori janë mjaft të interesuar dhe bashkërisht besoj se do t’ia dalim të realizojmë objektivin. Mundësitë janë dhe mbështetja është e plotë, si ajo finanaciare dhe aftësitë e futbollistëve që të bëjnë diferencën në lojë. Nuk është se nuk kam fare njohje për grupin që gjeta në Gjirokastër.

Janë lojtarë me cilësi dhe karakter, ndërkohë  të ardhurit në merkato janë përzgjedhja ime bashkë me stafin teknik. Janë futbollistë  me përvojë, bëjnë diferencë me të ardhurit e një viti më parë duke synuar njëkohësisht që të dublojmë çdo rol në ekip. Me ardhjen e Vucajt, Ramadanit, Dulajt, Birjes, Çapojt, Diamantit e konsideroj të plotësuar ekipin, por jemi në kontakt dhe mund të arrijmë dakordësinë me një tjetër futbollist që luan në Angli. Skuadrat e grupit tonë kanë edhe ato synimet e tyre, por ne do të shohim punën tonë duke konsideruar çdo ndeshje si një finale”.

Gëzim Beqiri- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"