Trajneri Smajli: Besëlidhja është gati për Kategorinë e Dytë, do të jetë kampionat i ashpër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 19:01

Trajneri Smajli: Besëlidhja është gati për Kategorinë e Dytë, do të jetë kampionat i ashpër

Që nga e hëna nën drejtimin e teknikut lezhjan, Besëlidhja ka nisur javën stërvitore në kuadër të javës së parë të kampionatit të Kategorisë Dytë. Të shtunën, Besëlidhja e ngre siparin e sezonit futbollistik 2024-2025 në stadiumin e Lezhës, ku pret Albanët.

smajli beselidhja

Trajneri Dritan Smajli gjatë një prononcimi enkas për “Panorama Sport” deklaroi: “Që nga e hëna kemi nisur javën stërvitore për llogari të javës së parë të kampionatit që do të startojë me ndeshjen ndaj Albanëve që do ta zhvillojmë në stadiumin tonë. Edhe pse ekipin e grumbulluam me vonesë, ja dolëm që ta ngarkonim me energjitë optimale për të qenë të gatshëm që në startin e kampionatit. Të shtunën presim këtu Albanët, një ekip që tashmë e njohim, pasi jemi ndeshur edhe sezonin e shkuar.

Ekipin, tashmë e kemi formatuar, ndaj pres rezultate pozitive. E kam theksuar edhe herë të tjera se edhe kampionati i Kategorisë së Dytë është forcuar shumë për arsye të pakësimit të ekipeve në kategoritë më lart, ndaj konkurrenca do të jetë shumë e ashpër. Duke vlerësuar këtë fenomen, objektivat përfundimtarë do t’i vendosim gjatë rrugës. Shpresoj shumë se kjo Besëlidhje do të më kënaqë”.

Preng Gjikolaj-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"