Transferimi në Kategorinë e Dytë, Progni: Erdha për ngjitjen, jemi përforcuar në çdo anë
Valbona ka “goditur” në merkato. Një ndër afrimet më të mëdha të kësaj vere është padyshim Gerhard Progni. Mesfushori me tipare sulmuese kthehet në kampionatin shqiptar pas 4 sezonesh të suksesshme në Kosovë. Tropojani ka vendosur që tashmë t’i japë një dorë skuadrës së origjinës dhe vjen me ide të qarta: t’i ngjis në Kategorinë e Parë.
Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, 36-vjeçari thotë: “Prej disa ditësh jam pjesë e Valbonës dhe kam ardhur me një qëllim madhor, ta çoj në Kategorinë e Parë. Është detyrim për çdo tropojan që të kontribuojë për skuadrën e qytetit.
Emri i Valbonës duhet të jetë në listën e skuadrave të respektuara të futbollit shqiptar. Me afrimin e disa elementëve cilësorë, besoj se do ta realizojmë objektivin. Të mos harrojmë se kemi edhe një faktor plus, tifozët, dhe sidomos në ndeshjet brenda”.
NDERIM GOCI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"