Transferta në Shkodër, Smajli: Besoj te forca e Besëlidhjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2024 | 11:03

Transferta në Shkodër, Smajli: Besoj te forca e Besëlidhjes

Besëlidhja udhëton këtë të diel drejt Shkodrës për t’u ndeshur me Murlanin për llogari të javës së dytë të kampionatit.

 

Dritan Smajli

Trajneri Dritan Smajli për “Panorama Sport” u shpreh:

“Fitorja në start ishte morale, pasi ekipi tashmë po krijon besim në vete, çka na jep shpresa për një të ardhme të suksesshme. Kam besim te ky ekip dhe me atë çka ka treguar në stërvitje, do ta bëjë edhe më mirë në fushën e Murlanit. Në seancën e fundit do të punoj që t’i minimizojmë gabimet e vërejtura ndaj Albanëve. Të gjitha ekipet hyjnë në fushë për fitore, ndaj ne do të përpiqemi që të gabojmë sa më pak, në mënyrë që të marrim tri pikët tona. Fjalën e fundit dhe vulën do ta vendosë mbyllja e sfidës”.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"