“Tre Luanët” nuk japin siguri, frika vjen nga… mesfusha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2024 | 10:45

“Tre Luanët” nuk japin siguri, frika vjen nga… mesfusha

Kanë kaluar 55 ditë që kur Anglia pësoi “dhimbje” në finalen e Kampionatit Europian 2024. Dhe shumë pak ka ndryshuar që atëherë.

anglia

“Tre Luanët” nisin një fushatë të re të Ligës së Kombeve pa Garet Sauthgejt në krye për herë të parë që kur Sam Allardais i drejtoi një fitore 1- 0 ndaj Sllovakisë në shtator 2016.

TRAJNERI – Anglia është ende pa një trajner të përhershëm, por trajneri i përkohshëm Li Karslei, i cili do të shpresojë të bëjë përshtypje kundër Republikës së Irlandës dhe Finlandës. Shumë presin një ndryshim në stile me Karslei që promovon një markë futbolli të zhdërvjellët, sulmues dhe me rrezik të lartë në portën rivale. Ky stil, i quajtur “Karsboll”, ndihmoi “Luanët e Rinj” të Anglisë të fitonin Kampionatin Europian U-21 për herë të parë në gati 40 vjet kur mundën Spanjën.

Për sa i përket republikës mikpritëse të Irlandës, ata janë gjithashtu në fillimin e një epoke të re. Heimir Halgrimson do të marrë drejtimin e Republikës së Irlandës për herë të parë dhe disa do të kujtojnë se ai ishte në krye të përbashkët të Islandës kur ata eliminuan Anglinë nga EURO 2016 me një fitore 2-1.

AFRIMET – Ka gjithashtu disa fytyra të reja në skuadër, duke përfshirë mesfushorin e Notingham Forest, Morgan Gibs-Uait, Noni Madueke, Tino Livramento dhe Angel Gomes. Kuartet Livramento-Madueke-Gomes dhe GibbsUait mund të luajnë të gjithë, ndërsa lojtarët kryesorë si Herri Kejn, Bukaio Saka dhe Deklan Rice pritet të jenë të gatshëm nga minuta e parë.

Mungesat – Ka pasur shumë ndryshime që nga shpallja e skuadrës. Fill Foden, Kole Palmer dhe Olie Uatkins janë tërhequr të gjithë nga skuadra e parë e Li Karslei gjatë javës së kaluar. Xhude Bellingam, Ivan Tonei, Luk Shou dhe Aron Ramsdal mungojnë gjithashtu së bashku me Kieran Tripier, Kajli Uoker dhe Ben Uait, një dyzinë me mungesa të rëndësishme për shkaqe të ndryshme, aty ku dominojnë problemet fizike.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"