Tre prioritetet e Barcelonës, drejtuesit e klubit bëhen gati për rinovimin me lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2024 | 14:49

Tre prioritetet e Barcelonës, drejtuesit e klubit bëhen gati për rinovimin me lojtarët

Barcelona ka nisur bisedimet me tre nga lojtarët e vet që i konsideron shumë të rëndësishëm për projektin e ardhshëm të klubit dhe kontrata e të cilëve përfundon në vitin 2026.barcelonaPedri Gonzalez (21 vjeç), Gavi (20) dhe Araujo (25) janë tre lojtarët që janë në krye të agjendës së klubit për përmirësimin e kontratave të tyre. Pozitiv është fakti se sipas burimeve nga klubi i Barçës, ka optimizëm se zgjatja e kontratës së dy të parëve mund të mbyllet gjatë këtij sezoni. Me mbrojtësin uruguaian situata është më e paqartë, por në klub perceptojmë se tek ai një predispozicion më të madh për të vazhduar, pas dyshimeve që ai filloi të kishte dimrin e kaluar, kur Bajerni i Mynihut bëri gjithçka për nënshkrimin e tij.

Synimi i presidentit Laporta dhe drejtorit sportiv Deko është t’i lidhë lojtarët me një kontrata afatgjatë deri në vitin 2030, pra të qëndrojnë edhe pesë vite të tjera. Tani për tani, ata kanë një kontratë me klubin vetëm për një sezon tjetër përveç atij aktual. Barça dëshiron t’i mbyllë negociatat shpejt, por koha do të ndikohet gjithashtu nga kapaciteti financiar i klubit si dhe nga qëndrimi brenda rregullave të fair play financiar.

PEDRI – Mesfushori shihet si një përparësi absolute për klubin. vetë mesfushori ndihet gjithnjë e më i vlerësuar në klub dhe kjo i lehtëson gjërat. Rinovimi me të nuk duket problem.

GAVI – Edhe rinovimi i Gavit duket i lehtë, sepse klubi beson se lojtari i ri ka një ëndërr të madhe: të fitojë te Barça, pasi ka kapërcyer dëmtimin e rëndë. Te Barça nuk ka pasur asnjë dyshim me mesfushorin nga Sevilja.

ARAUHO – Ai është një rast më vete. Zërat e merkatos dhe ofertat nga Bajerni janë tunduese. Por Barcelona ka një “as nën mëngë” për ta joshur lojtarin dhe ai është Ansi Flik. Arauho ka nisur të pëlqejë projektin e gjermanit dhe kjo mund të ndryshojë skenën e ngjarjeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"