Tre të verdhë për trajnerët, Hasan Lika ndjek ish-skuadrat/ Ja pikantet e duelit Teuta-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 21:57

Tre të verdhë për trajnerët, Hasan Lika ndjek ish-skuadrat/ Ja pikantet e duelit Teuta-Vllaznia

Ndeshja e djeshme në Durrës pati disa momente të veçanta, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj: -Në këtë ndeshje interesimi nga tifozët e dy skuadrave nuk ishte shumë i madh. Në stadiumin “Niko Dovana” ishin të pranishëm rreth 700 tifozë, të vendosur më shumë në tribunën kryesore.

TEUTA-VLLAZNIA

-Portieri i Teutës, Angelos Tafas, u fut disa minuta më herët se skuadra në dhomat e zhveshjes, kur po bëhej nxemja para sfidës.

-Blerim Kotobelli bën edhe trajnerin në fushë. Në një moment i kërkon sulmuesit Peposhi të mos i lejojë mbrojtësit kundërshtarë të luajnë shumë me topin.

-Trajneri Brdariç acarohet një moment me Jagon, pasi dëmtohet Arifi dhe gjermani gati sa nuk hyn fushë, pasi braziliani e nxori topin jashtë.

-I pranishëm në stadium ishte ish-trajneri Hasan Lika, i cili ka ardhur nga Amerika. Ai e ndoqi sfidën mes dy ish-skuadrave të tij bashkë me presidentin e Teutës, Edmond Hasanbelli.

-Dramë në fund, kur shënon Vllaznia. I gjithë stafi shkodran, me në krye trajnerin, futet në fushë për të festuar. Martini dhe Brdariç, së bashku me ndihmësit e tyre, qëndruan në fushë deri në momentet e fundit te nxehjes.

-Ka tension në stolin e Vllaznisë dhe kryesori Yzeiraj ndëshkon Lekiqin më karton të verdhë për protesta.

-Mes tifozërisë shkodrane ishte dhe këngëtari i njohur, Bujar Qamili, i cili nuk i ndahet Vllaznisë.

-Dy trajnerët janë shumë aktivë gjithë kohës dhe japin udhëzime për lojtarët. Secili prej tyre është ndëshkuar me të verdhë në këtë ndeshje për protesta. Duke shtuar edhe Lekiqin, që po ashtu mori karton, bëhen 3 të verdhë vetëm për trajnerët, po aq sa u dhanë për lojtarët në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"