Tre titullarë në tribunë, ka një dyshim në mesfushë te Partizani për sfidën me Skënderbeun
Partizani ka pasur vetëm tri ditë kohë për të rikuperuar energjitë dhe për të ndërtuar planin e transfertës së sotme në Korçë.
Trajneri Veselinoviç është përpjekur të rikuperojë lojtarët me probleme fizike si Mehmeti dhe Osmanllari dhe fatmirësisht të dy kanë arritur të kthehen në gjendje optimale dhe gati për ta nisur nga minuta e parë këtë transfertë, ndër më të vështirat.
Të kuqtë arritën të fitonin në ndeshjen e fazës së parë në “Arenën e Demave” dhe do të tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe në këtë betejë të radhës, në tentativë për të mbajtur kreun dhe pse jo për t’u shkëputur. Skuadra ka zbritur në stërvitje që të dielën, teksa për tu theksuar është fakti se në këtë ndeshje nuk do të jenë në gjendje të luajnë plot tre titullarë. Hadroj u ndëshkua me të katërtin karton të verdhë kundër Vllaznisë, teksa duhet theksuar se vijon të jetë edhe i dëmtuar.
Gjithashtu Rrapaj dhe Bytyçi plotësuan numrin katër të kartonëve të verdhë dhe e shohin ndeshjen nga tribuna. Gjithsesi, te Partizani e kanë përgatitur 11-shen, pasi edhe opsionet në stol nuk mungojnë.
Sa i përket formacionit, pritet që në 11-she ta nisi Buxhelaj në vend të Bytyçit dhe një mes Taipit dhe Kotes si zëvendësim për Rrapajn. Në vendin e Hadrojit, për të tretën ndeshje radhazi pritet Osmanllari, që më në fund po gjen minuta dhe po arrin të bërë relativisht mirë, duke mënjanuar vetëm problemet fizike.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"