“Treguam karakter në pjesën e dytë”, Bordin i gëzohet kthimi të fitorja pas 9 ndeshjesh: Dhurata nga Bylisi? I kërkuam
Trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin, i është gëzuar suksesit 3-1 të skuadrës së tij ndaj Bylisit, me verdheblutë që më në fund kanë thyer mallkimin e ndeshjeve pa fitore, pasi kishin regjistruar 9 të tilla radhazi.
“Në vigjilje të ndeshjes ishte e rëndësishme që të fitonim, ishte e vështirë se ishim në disavantazh dhe ata ishin në inferioritet numerik. Djemtë treguan karakter se si u futën në pjesën e dytë që kthyen rezultatin dhe na kthyen te fitorja.
Nuk është e thënë që kur të jemi me një lojtar më shumë duhet të ndryshoj e hedh një sulmues më shumë. Kishim momente të rëndësishme edhe 11 kundër me 11, ndaj prita të mbaronte pjesa e parë. Normalisht nuk mendoja që do të pësonim dhe ishte shumë pranë finishit të pjesës së parë dhe mendova që të bëja në pushim ndërrimet.
Sot ishim me ngut për të shënuar edhe golin e tretë, humbëm ekuilibrin në mesfushë. Ka disa ndeshje ku kemi krijuar një numër të madh rastesh, por ne nuk kemi arritur të konkretizojmë. Kjo do të thotë që loja është. Dhe në disa momente si edhe sot pas 2-1, nxitohemi për të bërë të tretin, por duhet të ulnim pak ritmin për të përgjumur pak ndeshjen.
Dhurata nga Bylisi? Unë falënderoj lojtarët e mi që kanë bërë një ndeshje të madhe, se nuk është e thjeshtë të kthesh një ndeshje nga 0-1. Kemi fituar 3-1, një herë që fitojmë duke mos luajtur mirë, duke vuajtur, por siç e thashë jemi ngutur për të bërë golin e tretë. Djemtë e kërkuan, me presing erdhën topat e fituar. E rëndësishme është të besojmë, kemi bërë një ndeshje në pjesën e dytë me ritëm ndryshe”, tha Bordin për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"