Tri javë ferri/ Rinovimet dhe kalendari kundër, shtatori i ndërlikuar për kuqezinjtë e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2024 | 19:12

Tri javë ferri/ Rinovimet dhe kalendari kundër, shtatori i ndërlikuar për kuqezinjtë e Milanit

Klubi e ka blinduar qartazi duke e mbrojtur edhe përballë emrave të mëdhenj të ekipit, por është e qartë se e ardhmja e Paulo Fonsekës do të varet nga rezultatet. Në tri ndeshjet e para zyrtare, kuqezinjtë nuk kanë fituar ende dhe portugezi nuk mund të buzëqeshë kur shikon kalendarin.

fonseca-milan-agency

Pas ndalesës së kombëtareve, sezoni i Milanit do të vazhdojë me ndeshjen kundër Venecias. Më pas Leao me shokë do të përballen me Liverpulin në Champions dhe Interin.

Një triptik sfidues që mbyllet me derbin, në të cilin tifozët tashmë kanë vënë syrin. Një tjetër nokaut ndaj kushërinjve, pas serisë së humbjeve të njëpasnjëshme të epokës së Piolit (6), do të ishte vërtet i vështirë për t’u kapërdirë.

MES TENSIONIT – Sigurisht, rikthimi i Moratës, liderit të vërtetë të skuadrës, do të jetë një dhuratë nga perëndia. Por patjetër që do të duhet më shumë për të shmangur largimin me kocka të thyera nga këto ndeshje tradhtare.

Është thelbësore të gjesh atë unitet që ende nuk duket se ekziston jashtë fushës: rasti Teo-Leao është një dëshmi konkrete, pavarësisht përpjekjes së menjëhershme nga drejtuesit e trajnerit për të lehtësuar polemikën.

Është e vështirë të etiketosh atë që ndodhi si një instrumentalizim i thjeshtë mediatik. Përpjekja për të hedhur ujë mbi ngjarjen, megjithatë, është legjitime. Aq më tepër që me francezin është gjithashtu në lojë një rinovim kontrate.

SHIFRA DHE FIRMA – Vazhdimi i kontratës që skadon në vitin 2026 nuk po ecën me shpejtësi, edhe falë kërkesës së francezit për pagën: 8 milionë euro. Shumë për ish-lojtarin e Real Madridit që gjatë Europianit nuk i mbylli dyert një lamtumire të mundshme:

“Të shohim nëse do të qëndroj te Milani”. Në këtë front, muajt shtator dhe tetor do të jenë vendimtare. Për Menja, megjithatë, shtegu duket tatëpjetë. Në fakt, portieri francez shumë shpejt mund t’i thotë po propozimit të Milanit prej 6 milionë eurosh deri në vitin 2028.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"