Tri ndeshje pa fitore, në Shkodër synohet hakmarrja ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2024 | 21:41

Tri ndeshje pa fitore, në Shkodër synohet hakmarrja ndaj Tiranës

Tirana kërkon hakmarrjen ndaj Vllaznisë. Sezonin e shkuar, kuqeblutë ishin ata që me barazimin në “Air Albania”, e përzunë Tiranën nga “Final 4”.

vllaznia-tirana

Një ndeshje prestigji ku bardheblutë duhet të tregojnë forcën në këtë kampionat të 86-të. Bardheblutë nuk fitojnë prej tetorit 2023, ndërsa në pesë takimet e fundit kanë humbur tre, fituar një dhe kanë barazuar po një. Për sfidën me Vllazninë, që bardheblutë do ta luajnë në transfertë, pritet të ketë disa rikthime nga të dëmtuarit. Meta do të jetë pjesë e skuadrës pas shqetësimeve që ka pasur.

Në luftë me kohën është edhe Florjan Përgjoni. Lojtari dëshiron të jetë në stol, por zor se kjo do të ndodhë, ndërsa ai do të jetë gati pas sfidave të kombëtares. Në fund, Jaku vështirë se do të jetë edhe në këtë sfidë i gatshëm për Bledi Skëmbin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"