Tri ndeshje radhazi në tribunë, mesfushori bëhet çështje te Bylisi
Trajneri i larguar nga Bylisi, Emanuel Egbo, është ankuar disa herë për numrin e madh të të huajve në skuadër dhe vështirësinë që ka pasur me formacionin, pasi nuk mund të luanin më shumë se 5 lojtarë që nuk janë shqiptarë.Mirëpo, edhe atëherë kur i ka pasur alternativat gati, mësohet se Egbo është frenuar nga klubi. Bëhet fjalë për mesfushorin Xhoel Maçolli, i cili në tri ndeshjet e fundit është degdisur në tribunë. Por çfarë ka ndodhur me pogradecarin, i cili e nisi kampionatin duke luajti titullar me Egbonë?!
“Panorama Sport” mëson se në javët e fundit lojtari ka marrë një ofertë nga klubi për rinovimin e kontratës, por mesa duket palët nuk kanë gjetur dakordësinë dhe në këto kushte, Maçolli ka përfunduar në tribunë deri në një vendim të dytë nga drejtuesit e Bylisit.
Edhe pse titullar fiks në tre sezone radhazi, ai nuk është grumbulluar fare në tri ndeshjet e fundit. Mbetet për t’u parë nëse trajneri i ri, Nevil Dede, do të ketë ndikim te drejtuesit për të kthyer mesfushorin në fushë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"