Tri orët që ndryshuan fatin e Barcelonës, gjithçka u vendos pasditen e 22 majit në takimin në Londër
“Më pëlqen kjo Barcelonë”, dëgjoi Deko (Drejtori sportiv) nga kandidati i parë që intervistoi për të qenë trajner i Barçës më herët gjatë këtij viti. Atij i pëlqente Barça në tërësinë e saj: skuadra, mënyra e lojës, shpirti i futbollit, projekti.Ai nuk pa nevojë për ndryshime të mëdha, investime të kushtueshme, aq më pak për një revolucion ideologjik. Me qetësinë e 59 viteve dhe sensin e përbashkët të përvojës, pasditen 22 majit 2024, në Londër, Hans Diter Flik (Haidelberg, 24 shkurt 1965) filloi transformimin e Barçës. Takimi i parë u mbajt në një hotel në qendër të kryeqytetit anglez. Kanë qenë tre persona rreth një tavoline, ndërsa Barcelona po “digjej”. Duhet të ishte një udhëtim sekret, por kur ata zbarkuan në Angli, të gjithë e dinin këtë. Edhe Ksavi Hernandez.
MOMENTI – Që nga 27 janari 2024, Deko u kap në befasi si gjithë të tjerët, kur Ksavi vendosi të hiqte dorë nga vazhdimi i bashkëpunimit me Barcelonën. Deko nuk dinte asgjë për planet e trajnerit dhe e mësoi atë natë të ftohtë janari pas kataklizmës ndaj Vijarrealit (3- 5). Deko e la kohën të kalojë, pa marrë vendime të nxituara në mënyrë që figura e Ksavit të mos gërryhej me pesë muaj kampionat përpara.
KTHIMI I KSAVIT PA U LARGUAR – Emrat e kandidatëve të ardhshëm ishin në kokën e Dekos. Por Ksavi bëri prapakthehu. Ai hoqi dorë nga vetja, duke folur me Joan Laportën. Prilli ishte gati në të mbaruar dhe Barça i kishte lërë duart me titullin dhe e eliminuar nga Liga e Kampioneve. Laporta i besoi Ksavit në darkën në shtëpinë e tij (pakti i famshëm i sushit) dhe ishte aq i bindur sa të nesërmen klubi mbajti një konferencë shtypi për të organizuar ribashkimin e një divorci të shtyrë verbale. Reflektimi i presidentit filloi më vonë dhe iu desh pak kohë për të kuptuar se plani i Ksavit ishte i parealizueshëm.
KANDIDATË TË PAARRITSHËM – Kishte ardhur koha kur Dekos i duhej të eksploronte opsione të tjera pasi i pari që i ra në mendje, ai i Luis Enrikes, ishte zhdukur menjëherë. Ai as nuk foli me të. Drejtori teknik mori një avion për në Londër, së bashku me Bojan Kërkic dhe u takua me Flik në një hotel. Një emër që dëgjoi në krizën e janarit dhe që Laporta e ruajti në kujtesën e tij. Ai ishte një nga kandidatët e presidentit në “rrugën gjermane” që ai synonte të ndiqte në fushatën zgjedhore të 2021- shit. Laporta kishte në listë dhe Klop e Nagelsman, të dy të paarritshëm. Deko dhe Flik u takuan më 22 maj në Londër. Të dy erdhën të përgatitur. Deko kishte parasysh rimodelimin e departamentit të stërvitjes fizike. Gjermani erdhi për të dëgjuar dhe folur. Deko shpjegoi për Flik realitetin delikat të Barçës dhe kontekstin specifik ekonomik për të cilin trajneri gjerman nuk ishte në dijeni.
NJË MESAZH – Takimi shkoi pa probleme. Ata folën shtruar në anglisht, ndërsa në Barcelonë zhurma u shtua dhe presioni u rrit për shkak se emërimi kishte dalë. Barça është një klub ku flasin muret. Deri në atë samit, i cili zgjati gati tre orë, Flik mori një mesazh të papritur në telefonin e tij celular. Ishte një mesazh nga një i njohur nga Barcelona, i cili e pyeti se me kë po takohej. Trajneri gjerman nuk iu përgjigj; Deko do ta bënte atë pas kthimit të tij në qytet. Gjithçka ok për të mbërritur te firma. Që atëherë…
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"