Tri raste të diskutueshme në derbi, ja moviola e Dinamo-Tirana (VIDEO)
Ndeshja e së shtunës mes Dinamos dhe Tiranës ka pasur tre raste për moviolë. Gjyqtar është Enea Jorgji, ndërsa bëhet fjalë për një karton të kuq, një penallti për prekje të topit me dorë dhe goli i bardhebluve që është i rregullt.MINUTA E 20-TË: Zabërgja niset në një aksion premtues dhe del i vetëm me Selmanin që lë portën. Portieri devijon topin e goditur, me dinamovitët që kërkojnë një prekje të topit me dorë, por vijon lojën Jorgji. Gjyqtari nuk thirret as nga dhoma e VAR, ndërsa bëhet fjalë për një rast shumë të dyshimtë. Pamjet nuk janë shumë të qarta. (VIDEO)
MINUTA E 69-TË: Bardheblutë pretendojnë për një penallti për një prekje të topit me dorë në zonë nga Meksi. Jorgji vijon lojën dhe VAR nuk ndërhyn. Një moment shumë i dyshimtë, pasi nga pamjet duket se ka një prekje me dorë të mbrojtësit të Dinamos, por që vlerësohet si natyrale nga gjyqtari. Edhe ky rast është i diskutueshëm. (VIDEO)
MINUTA E 87-TË: Top në thellësi për Ndrecën, i cili kalon Salin, por përplas sferën në traversë. Ai insiston dhe shënon në portë, mes protestave të dinamovitëve që kërkojnë pozicion jashtë loje. VAR-i konfirmon vendimin e fushës së lojës. Vendim i drejtë i gjyqtarëve dhe teknologjisë. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"