Tri rikthime te Kukësi para ndeshjes me Korabin, por kësaj radhe mungon… trajneri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2024 | 18:07

Tri rikthime te Kukësi para ndeshjes me Korabin, por kësaj radhe mungon… trajneri

Kukësi është i fokusuar tërësisht te ndeshja e kësaj fundjave, kur do të presë në shtëpi Valbonën. Një kundërshtar direkt në luftën për mbijetesë, të cilin e kanë mundur në fazën e parë në Tropojë.

kukesi

Verilindorët synojnë të njëjtën gjë edhe këtë fundjavë, teksa dihet që përballë skuadrave të të njëjtit nivel ekipi i Emiljano Çelës ka ditur të marrë më të mirën e mundshme. Janë pikërisht përballjet me këto skuadra, që i kanë dhënë mundësinë të mbajnë aktualisht një pozicion në mesin e tabelës. Lajmi i mirë për verilindorët në këtë ndeshje është rikthimi i tre lojtarëve, që munguan në Vlorë për shkak të pezullimit për arsye kartonësh. Bëhet fjalë për Redon Danajn, Kevi Mejdanin dhe Klevis Hilajn, të cilët do të jenë në dispozicion të skuadrës për këtë ndeshje që në njëfarë mënyre vlen gjashtë pikë.

Pritet që trajneri Çela të mos bëjë ndryshime nga ndeshjet e fundit, sepse skuadra po i përgjigjet me lojën dhe rezultatet në disa raste. Ndaj Valbonës, Kukësi gjithsesi do të ketë edhe mungesa për arsye kartonësh, si Xhuljan Kapllanaj apo edhe vetë tekniku Emiljano Çela. Pas të kuqit që mori në Vlorë dhe pezullimit nga Disiplina, trajneri Çela është i detyruar që ta ndjekë ndeshjen nga tribuna e “Kukës Arena”. Gjithsesi, në tërësi gjendja e skuadrës është pozitive dhe do të përpiqen t’i shfrytëzojnë sa më mirë këto dy ndeshje të fundit të këtij viti.

VLADIMIR MEMA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"