Triumf historik ndaj kampionëve të Realit, Edon Zhegrova zgjidhet “Lojtari i Ndeshjes” nga UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2024 | 23:31

Triumf historik ndaj kampionëve të Realit, Edon Zhegrova zgjidhet “Lojtari i Ndeshjes” nga UEFA

Edon Zhegrova zhvilloi një paraqitje fantastike ndaj Realit, në triumfin historik 1-0, që skuadra e Lilës, regjistroi ndaj kampionëve në fuqi të Real Madridit.  

edon zhegrova

Ylli shqiptar i Kosovës, u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” nga komisioni teknik i UEFA-s, duke spikatur me klasin dhe talentin e tij.  

zhegrova

Zhegrova ishte një nga lojtarët më të spikatur të sfidës, duke i hapur probleme të mëdha në krahun e djathtë madrilenëve. Zhegrova fitoi edhe penalltinë, e shndërruar në gol nga francezët.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"