Triumf spektakolar i Amarildo Bakajt, boksieri shqiptar mbetet i pamposhtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2024 | 23:35

Triumf spektakolar i Amarildo Bakajt, boksieri shqiptar mbetet i pamposhtur

Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, vijon të mahnisë me performancën e tij, teksa mbrëmjen e sotme triumfoi ndaj ganezit, Maluvi Folivi. 

ama

Në ndeshjen e zhvilluar në Londër, shqiptari ishte i papërmbajtshëm.  Pavarësisht se e nisi ndeshjen jo mirë dhe rivali po kryesonte me pikë, Amarildo Bakaj përmbysi gjithçka në raundin e katërt.  

Një grusht i fuqishëm nga Bakaj bëri që ai të kthente gjithçka në favorin e tij duke e fituar në fund duelin. Goditja e fuqishme e boksierit shqiptar e detyroi ekipin e ganezit që të hidhnin flamurin e bardhë të dorëzimit në ring. 

Kjo ishte ndeshja e 12 në karrierë për Amarildo Bakajn, që nuk njeh asnjë humbje, por vetëm fitore. 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"