Triumfi 4-0 në miqësore, presidenti i klubit të Kategorisë së Dytë u vendos premio lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2024 | 17:27

Triumfi 4-0 në miqësore, presidenti i klubit të Kategorisë së Dytë u vendos premio lojtarëve

Një lajm sensacional vjen nga Kategoria e Dytë, ku presidenti i klubit të Devollit, Spartak Meraku, vendosi të shpërblente me një premio simbolike lojtarët e skuadrës së tij, pas triumfit të arritur 2 javë më parë në testin miqësor të zhvilluar ndaj Maliqit, ku skuadra bilishtare triumfoi me rezultatin 4-0. 

Maliqiii

I kënaqur nga performanca e ekipit, Meraku u shpërndau nga 60 mijë lekë të vjetra futbollistëve si shenjë vlerësimi për paraqitjen e bërë.  

Ndërkohë vlen të theksohet fakti se Maliqi dhe Devolli zhvilluan ditën e sotme një tjetër test miqësor në prag të startit të sezonit të ri, teksa kësaj here ishin maliqarët që triumfuan me rezultatin 4-1 në shtëpi, falë golave të Elmas, Xakës dhe dopietës së Rajan Lipos.  Për Devollin golin e vetëm e realizoi Ibrahim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"