Triumfi bindës ndaj Teutës, trajneri Bordin: Mund të shënonim edhe më shumë gola, ja situata me lojtarët e dëmtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2024 | 22:33

Triumfi bindës ndaj Teutës, trajneri Bordin: Mund të shënonim edhe më shumë gola, ja situata me lojtarët e dëmtuar

Trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin, u shpreh tepër i lumtur pas triumfit 3-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Teutës. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, tekniku italian ndër të tjera u shpreh:  

bordin

“Ishte një fitore e rëndësishme. Ndeshja jonë e parë në shtëpi. Duhet të bënim një figurë të mirë dhe ja dolëm.  

Më shumë më kënaq reagimi i skuadrës mbas barazimit jashtë me Skënderbeun. Në total është një ndeshje e mirë. Mund të kishim një rezultat edhe më të thellë. Çunat ishin shumë të përqendruar në këtë aspekt, si në mbrojtje edhe në sulm.  

Nuk pashë probleme në këtë ndeshje. Skuadra është përgjigjur mirë. Nuk mund të gjejmë alibi gjatë një rezultati 3-0. Ka pasur momente që ka sulmuar si dhe është mbrojtur mjaft mirë. Qasja ishte e duhura, mund edhe të shënonim më shumë.  

Unë kam parë një ndeshje tjetër, Totashi ka pasur vetëm 1 gjuajtje në portë. Ne kemi qenë nën kontroll të ndeshjes dhe ishim të përqendruar.  

Përballë kishim një skuadër që lufton dhe ka kualiteti. U përgjigjëm shumë mirë në momente që duhet të mbronim. Bëmë disa rinisje të shpejta, ku shënuam edhe gola. 

Të gjitha ndeshjet si ato që fitohen si ato që humben kanë vend për t’u analizuar. Ne do t’i analizojmë dhe të shikojmë ku kemi gabuar dhe si do ta orientojmë sulmin. Kemi luajtur me topa të gjatë në pjesën e parë, ata bënin presin ultraofensiv. Prandaj luajtëm me topa të gjatë. Duke ditur dhe aftësitë e Ze Gomesh dhe Grecës që janë të fortë në thellësi, kemi tentuar këtë stil loje. Por mesfushorët patën vështirësi në mbështetje.  

Lila kishte një ngërcc, Ze Gomesh kishte shqetësim që nga java e kaluar. Greca doli për shkak të një problemi muskulor. Janë lojtarë që shkojnë në shpejtësi maksimale. Do t’i shikojmë nesër dhe në vazhdim si do të shkojë.  

Të gjithë lojtarët që futen nga pankina janë pak të mërzitur, por u fut mirë, më mirë se kaq nuk mund të futej Hila. Bëri gol dha asist. Është e rëndësishme për një trajner që një lojtar të futej me këtë rritëm dhe dëshirë. Çdo trajner duhet të bëjë zgjedhjet para ndeshjes dhe në pushim”, u shpreh Bordin.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"