Triumfi i Interit në Champions, ja kush u zgjodh lojtari më i mirë i sfidës nga UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2024 | 23:41

Triumfi i Interit në Champions, ja kush u zgjodh lojtari më i mirë i sfidës nga UEFA

Interi arriti një fitore të vuajtur në transfertë ndaj Jang Bojs, falë golit të shënuar nga Turam në minutën e 93-të. Ndërkohë në fund të sfidës, lojtari i ndeshjes nga UEFA u zgjodh mesfushori italian Barela, i cili u vlerësua si më i miri në fushë nga paneli teknik i vëzhguesve të UEFA-s.  

BARELAAA

Mesfushori i Interit ishte gjithmonë solid me topin, teksa bëri mjaft mirë lidhjen e repartit të mbrojtjes dhe atë të sulmit me mesfushën. Barela doli më së shumti fitimtar në duelet me kundërshtarët teksa saktësia e pasimeve ishte 81%.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"