Triumfi ndaj Benfikës, Enea Mihaj në superformë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2024 | 19:41

Triumfi ndaj Benfikës, Enea Mihaj në superformë

Enea Mihaj po kalon një formë shumë të mirë në kampionatin portugez dhe kjo dallohet që në nisje të sezonit me ekipin e tij të Famalikaos.

mihaj

Pasi është luajtur edhe java e dytë, sepse në të parën, ekipi i Mihajt mposhti 2-0 në shtëpi Benfikën dhe mbrojtësi i Kombëtares u përzgjodh edhe në formacionin më të mirë të javës, sërish ai vijon me paraqitjet pozitive dhe ka erdhi kundër Estrejës, ku Famalikao fitoi 3-0 në transfertë, ndërsa mbrojtjen e mbajtën sërish pa pësuar gol.

Ky mesa duket do të jetë sezoni i Enea Mihajt, pasi me këtë formë do të jetë edhe një mbrojtës potencial për të zënë vend në formacionin e Silvinjos, edhe pse konkurrenca është e lartë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"