Triumfi ndaj ish-skuadrës, Melos Bajrami: Sukses i merituar, mbrojtja e bëri detyrën
Për “Panorama Sport” ka folur pas ndeshjes me Skënderbeun edhe mbrojtësi Melos Bajrami. Për të ishte një duel kundër ishekipit, pasi më parë në Superiore ka veshur fanellën e korçarëve. Lojtari u shpreh i kënaqur me fitoren e djeshme dhe mbi të gjitha me lojën që zhvilloi Vllaznia.
“Mendoj se ishte një trepikësh me shumë vlera, luanim në fushën tonë dhe skuadra dha më të mirën, atë çfarë pritet prej saj. Besoj se krijuam raste, dominuam dhe e merituam plotësisht këtë fitore kundër Skënderbeut”, tha fillimisht Bajrami.
EMOCIONET – “Emocione kundër ish-ekipit? Gjithmonë ka, sepse Korça është shtëpia ime e dytë dhe aty jam ndier shumë mirë. Por tani jam te Vllaznia dhe do të jap maksimumin gjithmonë për këtë fanellë”, shtoi mbrojtësi.
MBROJTJA – “Ne bëjmë detyrën tonë dhe duhet ta mbajmë shifrën 0 pas në mbrojtje, të mos pësojmë sa më gjatë. Jam i lumtur që po luaj titullar dhe dua të vazhdoj të përmirësohem akoma më tepër. Egnatia? Do të shijojmë këto ditët e pushimit dhe pastaj mendja te ndeshja e radhës”, përfundoi lojtari i Vllaznisë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"