Triumfi special ndaj Interit, Reijnders zgjidhet lojtari i ndeshjes: Kemi luajtur shumë mirë, tifozët ishin të jashtëzakonshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2024 | 23:15

Triumfi special ndaj Interit, Reijnders zgjidhet lojtari i ndeshjes: Kemi luajtur shumë mirë, tifozët ishin të jashtëzakonshëm

Mesfushori holandez i Milanit, Reijnders, u zgjodh lojtari i ndeshjes, pas triumfit 1-2 që kuqezinjtë regjistruan në derbin ndaj Interit. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas sfidës për mirkofonin e DAZN, Rejinders deklaroi:

REIJNDERS  

“Kemi luajtur shumë mirë sot, deshëm ta fitonim këtë ndeshje. Deshëm që t’ia dilnim pas një ndeshje të fundit shumë të vështirë. Duhet t’i bëj komplimente skuadrës, e ndjejmë mbështetjen e tifozëve tanë, të cilët kanë qenë të jashtëzakonshëm edhe në këto momente”, u shpreh Reijnders.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"