Trukimet për baste, Edison Gjoni me “detyrë të posaçme” nga FIBA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2024 | 20:59

Trukimet për baste, Edison Gjoni me “detyrë të posaçme” nga FIBA

Çështja e trukimit të ndeshjeve me qëllimin “kopsitjen” e tyre në baste ka qenë dhe mbetet një temë e diskutuar në Shqipëri dhe jo vetëm. Shpeshherë pjesë e akuzave kanë qenë edhe lojërat me dorë, teksa ndeshjet e kompeticioneve tona kombëtare të basketbollit, por gjithashtu edhe të volejbollit, kuotohen normalisht në kompanitë e huaja të basteve, në të gjitha versionet, me rezultate finale, me sete, perioda, “live” dhe opsione nga më të ndryshmet.

AAAA

Në kuadër të integritet dhe lojës së ndershme, më datat 3-4 tetor në Bratislavë të Sllovakisë, po mbahet takimi i tretë global i SPOC-ve, i organizuar nga FIBA Europë në bashkëpunim me Federatën Sllovake të Basketbollit, duke theksuar përkushtimin e FIBA-s për integritetin në sport. SPOC (Single Point of Contact) është një person përgjegjës i caktuar nga Federat për të trajtuar dhe menaxhuar çështjet që lidhen me integritetin e basketbollit, në përputhje me rregulloret e FIBA-s.

Ky individ shërben si pika e vetme e kontaktit për raportimin dhe hetimin e rasteve të mundshme të manipulimit të garave, sjelljeve korruptive, apo shkeljeve të tjera që prekin ndershmërinë dhe pasionin e sportit. Federata Shqiptare e Basketbollit bën të ditur se gjyqtari ndërkombëtar Edison Gjoni është caktuar si SPOC dhe është përgjegjës për çdo raportim që lidhet me shkeljet e integritetit në basketboll. Vetëm pak javë më parë gjatë hedhjes së shortit për kampionatet kombëtare, presidenti i FSHB-së, Avni Ponari, dha një mesazh të fortë për ata që përfshihen në veprimtari të jashtëligjshme në basketbollin shqiptar, duke iu referuar kryesisht basteve të paligjshme.

Ponari theksoi se aktivitetet në Shqipëri janë nën monitorim të rreptë nga FIBA dhe se ata që e “ngjyejnë”, duke trukuar ndeshje për përfitime në baste, do të marrin dënimin e merituar. Kreu i FSHB-së u shpreh se ndershmëria dhe pasioni për lojën janë gurë themelet e sportit dhe çdo akt që dëmton këto vlera nuk do të tolerohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"